Sagnol para ndeshjes me Shqipërinë: Jemi po ajo skuadër që habiti Evropën pak muaj më parë

Willy Sagnol kërkon që skuadra të reagojë në ndeshjen me Shqipërinë. Sipas tij, nuk duhet nisur sfida ashtu si me Ukrainën ku u mundën 1 – 0, pasi do të penalizohen.

“E nisëm keq ndeshjen me Ukrainën dhe kjo është një nga arsyet e dështimit. Shpresojmë që të përmirësohemi me Shqipërinë. Është e rëndësishme që të nisim sa më mirë ndeshjen dhe të realizohen detyrat.”

Sagnol ka besim se skuadra ka ende frymën që pati në finalet Europianit.

“Jemi i njëjti ekip që morëm pjesë në Euro 2024. Është e rëndësishme të ruajmë vlerat tona, disiplinën dhe të shikojmë përpara.”

Gjeorgjia e fitoi ndeshjen e parë më Shqipërinë, 1 – 0 më 10 Shtator në Tiranë. /tvklan.al

Read Previous

Vetëvendosja e quan propagandë çështjen e ushqimit në FSK

Read Next

Izraeli kryen sulm vdekjeprurës në një kamp në Gazë