Casemiro ka reaguar ndaj deklaratave të Mohamed Salah, i cili tha se shpreson të përballet me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi egjiptian i Liverpool-it nuk e harron finalen e 2018-ës në të cilën u dëmtua në pjesën e parë, pas një ndërhyrje nga Sergio Ramos.
“Secili zgjedh atë që dëshiron. Fatkeqësisht ai u dëmtua në atë finale dhe mund të dëshirojë hakmarrje, por çdo ndeshje është një histori. Është një finale, duhet të respektojmë kundërshtarin dhe e dimë që do të jetë një lojë shumë e vështirë”, tha mesfushori brazilian. /GazetaBlicSport/