Samiti COP29, Papa Françesku: Ruajtja e botës e lidhur me ruajtjen e paqes

Image: EFE/Fabio Frustaci

Ruajtja e botës është një nga çështjet më të rëndësishme të kohës sonë, e cila lidhet ngushtë me ruajtjen e paqes, tha Papa Françesku këtë të mërkurë në një mesazh dërguar në emër të tij nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin në Samitin e OKB-së, mbi Ndryshimet Klimatike COP29 në Baku.

“Ne duhet të sillemi dhe të jetojmë si anëtarë të një familjeje që banojnë në të njëjtin fshat global të ndërlidhur”, apeloi Papa, shkruan Ansa.

Sipas fjalëve të tij, të dhënat shkencore që disponojmë nuk lejojnë vonesa të mëtejshme në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Kjo çështje është një nga më të rëndësishmet dhe urgjente dhe duhet të pranojmë se është e lidhur ngushtë me ruajtjen e paqes”, ka thënë Parolin duke përcjellë mesazhin e Papës./abcnews.al

Read Previous

Kurti takon përfaqësuesit e “Qatar Charity”, i falënderon për mbështetje

Read Next

Aguero: Për mua, Guardiola është çelësi i sukseseve të Manchester City