Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar të hënën në Parlament se qëllimi i tij është të thërras zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.
Ai ka deklaruar se synon të forcojë besimin në të ardhmen e vendit.
“Është qëllimi im të thërras zgjedhje të përgjithshme të parakohshme… Ne kemi nevojë për më shumë rritje ekonomike”, ka deklaruar Scholz në fjalimin e tij.
Scholzi ka përmendur gjithashtu domosdoshmërinë e investimeve për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.
“Asnjë votues nuk mund të kishte parashikuar sfidat me të cilat do të përballeshim gjatë tri vjetëve të fundit”, ka shtuar ai./koha.net/