Së shpejti fillon ndërtimi i objektit të ri shkollor në fshatin Ponoshec

Nxënësit e shkollës fillore ‘’Ganimete Tërbeshi’’ në fshatin Ponoshec  edhe pse në objekt të vjetër dhe shumë pak të përshtatshëm për procesin edukativo-arsimor, dëshira për të mësuar këtyre nxënësve nuk u mungon fare.

Drejtoresha e kësaj shkolle Nerxhivane Imeri thotë se interesimi i nxënësve për mësim është mjaft i madh, ndonëse numri i tyre po bie çdo ditë e më shumë dukuri kjo që po shihet në shumë shkolla të fshatrave.

Nxënësit e këtushëm kishin edhe një kërkesë.

Lajmin për ndërtimin e objektit të ri të kësaj shkolle e pati dhënë ditë më parë ministrja e arsimit në Kosovë, Arbërie Nagacvi e cila ka deklaruar për televizionin Syri se ndërtimi i objektit të ri shkollor në këtë fshat është i përfshirë në planin buxhetor të vitit 2022.

Mësimdhënësit  dhe nxënësit mbetën me shpresën që sa më parë do të vihet gurthemeli që do ti paraprijë ndërtimit të këtij objekti shkollor kaq shumë të nevojshëm për komunitetin e këtushëm.

Read Previous

Kurti në Turqi: Ndryshimi politik kërkon lëvizje, kauzë dhe organizim

Read Next

Google përmes pajisjeve me sistem operativ Android, do të paralajmërojë ukrainasit për fillimin e sulmeve ajrore