Gjasat që kanabisi mjekësor të legalizohet në Shqipëri janë të larta! Në pyetjen gjatë procesit të Këshillit Kombëtar, 61% e qytetarëve shqiptarë janë shprehur pro legalizimit. 308 mijë qytetarë kanë votuar pro, 148 mijë kundër, ndërsa 51 mijë kanë abstenuar.
Sipas Ramës, rreth 500 mijë shqiptarë kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me këtë pyetësor. Kreu i vendit, teksa publikoi rezultatet u shpreh se kërkesa e shqiptarëve do të merret parasysh dhe do të realizohet.
“Do të legalizojmë kanabisin dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike, përveç rritjes së aspektit teknologjik. Çfarë qytetarët kanë thënë do të realizohet”- u shpreh ai.
Rama shtoi se brenda pak ditësh anëtarët e kabinetit do të dalin me angazhime konkrete, për t’i kthyer njerëzve besimin ndaj këtij procesi.
Burimi: Euronews