Së shpejti Qendra e Mjekësisë së Punës në Gjakovë do të fillojë me vizitat sistematike

Që nga koha kur vendi ynë po përballet me pandeminë  Covid-19, pothuajse të gjitha institucioniet shendëtësore kanë kaluar në sfida të ndryshme. Por përkundër kësaj Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës së Kosovës në Gjakovë nuk ka ndaluar punën por ka ofruar shërbimet për të gjithë qytetarët. Drejtori I kësaj qendre, Dr. Luan Nagavci tha se së shpejti do të fillojnë me vizitat sistematike, pasiqë ato nuk janë kryer sikurse viteve të kaluara për shkak të pandemisë.

Pavarësisht vështirësive puna këtu po vazhdon dhe i gjithë personeli mjekësor bashkë me infermierët po ofrojnë shërbimet e tyre tha Nagavci duke shtuar se 99% e stafit janë vaksinuar me dozat e vaksinës anti-covid.

Kabinetet si ai i otorinolaringologjisë, gjinekologjisë pastaj laboratori, kabineti oftalmologjik, radiologjik, kardiologjik, internistik, neurologjik, dermatologjik, pulmologjik, intern.- diabetologjik  dhe mjekësia e punës janë poashtu në shërbim të pacientëve. Që nga vitit 1982 kur edhe është themeluar si institut me mijëra institucione nga mbarë Kosova kanë kryer analiza dhe kanë marrë shërbime shëndetësore nga specialistë të fushave.

Read Previous

Dëbimi i 8 diplomatëve shkakton një krizë të re mes NATO-s dhe Rusisë

Read Next

Paralajmërimet për vërshime, por Kosova nuk rrezikohet nga reshjet