Inspektorati i Tregut ne Gjakovë së bashku me Policinë e Kosovës, Departamenti i Krimeve Ekonomike, gjatë një inspektimi kanë hasur në produkte “mjaltë” pa dokumentacion dhe etiketa përkatëse.
Siç mëson Gazeta Online Reporteri.net, bëhet fjalë për sasi rreth 150 kilogramë mjaltë, e cila është konfiskuar e më pas sekuestruar, për të vazhduar më tej me procedurat e tjera.
Gjithashtu, lidhur me këtë rast, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se një person është arrestuar, dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Reporteri