Sërish vetëm 57 vota për Haxhiun, Kuvendi s’del nga ngërçi

Do të duhet edhe përpjekja e tetë për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi edhe në votimin e pestë, Albulena Haxhiu e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mori votat e mjaftueshme as të dielën.

57 deputetë votuan pro kandidaturës së saj. 41 ishin kundër e 3 abstenuan.

Kuvendi do të mblidhet sërish të martën me fillim prej orës 10:00. /Koha.net/

Read Previous

Limaj: Votojmë si herën e kaluar

Read Next

Çfarë ndodhi në Vogovë – Detajet e plota nga aksidenti tragjik