Shahini: Kosova të heq dorë nga tarifat tregtare ndaj SHBA-ve

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, ka kujtuar se në fillim të muajit mars, AKB kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës të heqë tarifat doganore për produktet e prodhuara në SHBA, pasi që, siç tha ai, kishin pasur informacione se administrata e Trump ishte duke përgatitur një paketë masash për tarifa të reja për shumë shtete, përfshirë edhe Kosovën.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se si Aleancë Kosovare e Bizneseve kishin informacione se administrata Tramp është duke përgatitur masë reciprociteti doganor dhe masa ndëshkuese ndaj disa shteteve që aplikojnë taksa ndaj produkteve Made in USA, prandaj qeverisë së Kosovës më të drejtë i kishin kërkuar që të heq të gjitha taksat pa kushte për importet e produkteve nga Amerika.

“Sikur qeveria e Kosovës të hiqte taksen doganore 10% për import nga Amerika sot Kosova do ishte i vetmi shtet i përjashtuar nga taksa dhe me privilegj nga administrata Amerikane. Reciprociteti i Amerikës ndaj Kosovës është i drejt”, tha Shahini. /RTKlive

Read Previous

Britania dhe Franca e akuzojnë Putinin për pengim të armëpushimit

Read Next

Vjosa Osmani: Katër vjet Presidente, betim i përjetshëm për Kosovën