Ngjarje te reja në gjyqin e Schumacher-it, banda e shantazhuesve tashmë ka një bashkëpunëtor të ri. Por ndoshta, për familjen e kampionit më të madh të Formula 1, kjo nuk është një surprizë.
Një infermiere që ishte kujdesur periodikisht për Michael Schumacher-in pas aksidentit të skijimit, dyshohet se vodhi të dhëna delikate për shëndetin e tij për t’ia kaluar ato bandës së shantazhuesve që përfunduan në burg në Wuppertal.
Magjistratët në Rhine-Westphalian e futën atë në regjistrin e të dyshuarve. Ajo dyshohet për shantazh, si tre të pandehurit e tjerë.
Të martën e kaluar u zhvillua dita e parë të gjyqit. Yilmaz Tozturkan është marrë si i pandehuri kryesor i bandës kishte marrë në zotërim një sasi të madhe fotografish, videosh dhe të dhënash shëndetësore dhe kishte tentuar të zhvaste 15 milionë euro nga gruaja e Schumacher-it.
I bashkakuzuari, ish-kreu i sigurimit të familjes, Michael Fritsche, dyshohet se i kishte thënë se infermieres i duheshin para sepse ishte pushuar nga puna. Dhe se plani ishte shitja e disqeve dhe ndarja e të ardhurave më tresh. Ai tha gjithashtu se nuk e kishte takuar kurrë personalisht: “Unë pashë vetëm një foto të saj”.
Gjatë të njëjtës seancë, një punonjës i familjes Schumacher zbuloi se infermierja ishte pushuar nga puna për shkak të dyshimeve për të. Gruaja tashmë ishte nxjerrë jashtë pas telefonatës së parë në të cilën Tozturkan kishte tentuar të shantazhonte familjen.
Por, pavarësisht dyshimeve, dëshmitarja tha se ka qenë dëshmitare e “gjërave jo të mira” nga infermierja.
Gjyqi ndaj bandës zhvatëse do të rifillojë të hënën e ardhshme, por vendimi pritet vitin e ardhshëm. Në bankën e të akuzuarve përfundoi edhe djali i Tozturkan-it, Daniel Lins. /Albanianpost.com