SHBA: Propozim për ulje të nivelit të nikotinës në cigare

Zyrtarët federalë publikuan të mërkurën një propozim për të prodhuar cigare që shkaktojnë më pak varësi, duke kufizuar nivelin e nikotinës.

Megjithatë, ky synim, që prej kohësh kërkohet nga aktivistët kundër duhanit, ka pak gjasa të hyjë në fuqi së shpejti.

Rregulli i propozuar nga agjencia qeveritare ‘Administrata e Ushqimit dhe Barnave’ (FDA) vjen në ditët e fundit të mandatit të Presidentit Joe Biden, gjë që zvogëlon në masë të madhe gjasat që vërtetë të miratohet.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe të emëruarit e tij për shëndetësinë nuk e kanë komentuar propozimin.

Një përpjekje e ngjashme e komisionerit të kësaj agjencie qeveritare gjatë mandatit të parë të zotit Trump, Dr. Scott Gottlieb, u tërhoq pa u miratuar.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Zbulohet dokumenti

Read Next

Arteta konfirmon rikthimin e Arsenalit në garën për titullin e Ligës Premier