Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se amerikanët që janë vaksinuar plotësisht mund të kthehen në një lloj normaliteti.
Ata që kanë marrë dozat e nevojshme të vaksinës mund të vizitojnë persona të tjerë që janë vaksinuar po ashtu dhe disa persona të pavaksinuar, sipas udhëzimeve të reja.
Njerëzit konsiderohen të mbrojtur dy javë pasi e marrin dozën e fundit të vaksinës së tyre, sipas kësaj qendre.
Mbi 30 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht deri më tani.
Zyrtarët shëndetësorë kanë njoftuar se cilat janë udhëzimet e reja për personat që tashmë janë vaksinuar në konferencën e Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për COVID-19.
Rekomandimet thonë se amerikanët e vaksinuar mund:
- Të takohen në ambiente shtëpiake me persona të tjerë të vaksinuar plotësisht pa maskë dhe distancë sociale.
- Të takohen në ambiente shtëpiake me persona të pavaksinuar nga familja e njëjtë, nëse ata janë në grupin e atyre që rrezikohen më pak nga COVID-19
- Të mos testohen ose të vetizolohen kur janë të ekspozuar ndaj COVID-19, përveç nëse kanë simptoma. /EkonomiaOnline/