ShBA: Ukraina e gatshme të ecë përpara me armëpushimin

Administrata Trump beson se Ukraina është “gati të ecë përpara” me një proces armëpushimi, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ndodhet në Arabinë Saudite për një vizitë shtetërore, përpara bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas që do të zhvillohen të martën, raporton BBC.

“Ne shpresojmë për rezultate, si në afrimin e paqes ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë Zelensky duke folur të dielën në mbrëmje.

Zelensky është nën presion për të bërë lëshime përpara çdo bisedimi të paqes, pas një pauze në ndihmën ushtarake amerikane dhe shkëmbimin e inteligjencës./Koha.net

Read Previous

​Agjenda e Mark Rutte në Kosovë, policia njofton për riorientim të trafikut

Read Next

Kompany: Duhet të fitojmë edhe kur jemi me 10 lojtarë, kjo është ambicja e Bayern