Shefi i EULEX-it takohet me Kurtin: Si gjithmonë, diskutim frymëzues

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti, në lojërat “Para Sports Games 2022”, që po zhvillohen në Prishtinë.

Wigemark shkroi se si gjithmonë, ai dhe Kurti patën një diskutim inspirues.

“Si gjithmonë, një diskutim frymëzues me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Këtë herë në margjinat e lojërave “Kosova Para Sports Games 2022”, u shpreh Wigemark në Tëitter.

Dje EULEX, OSBE, KFOR dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë bërë hapjen e Para Sport Games.

Kjo ngjarje ka për qëllim të fuqizojë personat me aftësi të kufizuar dhe të bëjë përfshirjen e tyre në shoqëri.

/Telegrafi/

Read Previous

​Kuvendi sot e nesër hap dyert për bashkatdhetarët

Read Next

Armando Broja pritet që së shpejti të qartësojë të ardhmen e tij