Shefja e FMN-së: Ende po vlerësojmë pasojat makroekonomike pas tarifave

Image credit: Kevin Dietsch/Getty Images

Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, ka lëshuar një deklaratën për media në lidhje me njoftimin për tarifat e SHBA-së.

“Ne jemi ende duke vlerësuar pasojat makroekonomike të masave të shpallura për tarifat, por ato qartësisht përfaqësojnë një rrezik të rëndësishëm për perspektivën globale në një kohë të rritjes së ngadaltë. Është e rëndësishme të shmangen hapat që mund të dëmtojnë më tej ekonominë botërore. Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tyre tregtarë që të punojnë në mënyrë konstruktive për të zgjidhur tensionet tregtare dhe për të reduktuar pasigurinë”, thuhet në deklaratën e Drejtoreshës Menaxhuese të FMN-së, Kristalina Georgieva.

Ajo ka thënë se do të ndajnë rezultatet e vlerësimit tonë në Perspektivën Ekonomike Botërore, e cila do të publikohet në kohën e Takimeve Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore më vonë këtë muaj. /RTKlive

Read Previous

Si u llogaritën tarifat e vendosura nga Donald Trump?

Read Next

Cilat janë hapat drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë?