Nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova” tashmë student në Universitetin e Muzikës në Freiburg të Gjermanisë. Është ky kitaristi Shend Doli nga Gjakova i cili për një periudhë të shkurtër ka fituar disa kompeticione ndërkombëtare duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në këto gara.
Pjeësmarrjet e shumta në festivale, kanë bërë që Shendi të zhvillojë edhe më tepër muzikën e tij. Janë tri paraqitje që ai i cilëson si më të veçanta.
Tash e tri vjet Shendi jeton, studion dhe punon në Gjermani. Në të ardhmen ai planifikon të zgjerojë aktivitetin dhe të marrë pjesë edhe në koncerte jashtë Evropës.