Shënohet dita botërore e Kryqit të Kuq

8 maji shënon ditën botërore të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Këtë datë e kremtoi edhe Kryqi i Kuq dega Gjakovë. Ata organizuan një takim me kryetarin e komunës, Ardian Gjini i cili njëherit uroi organizatën për punën e bërë.

Bashkëpunëtorë e anëtarë po ashtu patën fjalët më të mira për punën ndër vite të Kryqit të Kuq.

E ata që kontributin e kanë të pakursyer janë vullnetarët e pa lodhshëm, të cilët thanë se është nder e privilegj të jesh pjesë e organizatës.

Kryqi i Kuq në Gjakovë angazhohet vazhdimisht në ndihmë të atyre që kanë nevojë përmes programeve të shumta që ka.  Aktualisht të regjistruara këtu janë 2000 mijë familje.

Read Previous

Sot dalin rezultatet e Lotarisë Amerikane, ja si mund të kontrolloni nëse keni fituar

Read Next

Personi që vdiq në rrugën Morinë-Milot është prodekani i Fakultetit Filologjik të Gjakovës