Bibloteka “Ibrahim Rugova” në Gjakovë ka shënuar 23 prillin, ditën botëre të librit. Si dhe çdo vit tjetër edhe këtë vit donatorë të ndryshëm kanë kontribouar me dhurimin e librave. Ndër donatorë ishte edhe komuna e Gjakovës me reth 770 ekzemplarë librash.
Kryetari Ardian Gjini tha se do mundohen të ndihmojnë vazhdimisht biblotekën me projekte të ndryshme që t’u ofrojnë hapësirën e duhur të gjithë adhurusve të librave.
Për nder të ditës botërore të librit, bibloteka e qytetit ka vendosur të shpërblejë lexuesit e saj më besnik të të gjitha moshave.
Edhe përkundër pandemisë këtu ka pasur mjaft lexues si dhe është investuar në disa rafte të librave nga komuna e Gjakovës.