15 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve. Me këtë rast ne kemi pyetur disa nga kalimtarët rastit se si e shohin pozitën e konsumatorit në vendin tonë. Ata mes tjerash u shprehën se vendi ynë është larg mbrojtjes së tyre, pasi që ankesat janë nga të gjitha sektorët, duke bërë që qytetarët të jenë të pakënaqur me shërbimet apo produktet që u ofrohen.
Ankesat më të shpeshta janë për çmimet, cilësinë e dobët të produkteve dhe afatin e skaduar.
Por ka konsumatorë që kujdesen dhe zgjedhin se ku do ti blejnë produktet. Një grua na tha se sa herë del në treg zgjedh vende të sigurta për të blerë.
Nga ana tjeër kryeinspektori komunal, Artan Hoxha ka thënë se çdo ditë janë në terren duke bërë kontrollimin e cilësisë së ushqimit.
Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë është miratuar në qershorin e vitit 2004, në Kuvendin e Kosovës. Ky ligj përfshinë të drejtën e informimit, të sigurisë, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar.