Shifra alarmante të pacientëve me Covid në spitalin ” Isa Grezda”

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 105 pacientë, prej të cilëve 89 janë pozitivë, 8 negativ, dhe 8 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 55 pacientë, ndërsa me CPAP 2 pacientë. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor aktualisht janë 3 mjekë Covid pozitiv, 4 infermierë, dhe 2 tjerë nga stafi mbështetës, shkruan Syri-vision.tv.

Nga Shqipëria janë 14 pacientë që po trajtohen për Covid.

Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 105 janë të zënë, dhe 30 shtretër të tjerë  janë të lirë, /Syri-vision.tv.

Read Previous

​22 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Read Next

Samiti i BE-së: Certifikata e vaksinimit po vjen! Po vaksinat?