Shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet janë rikthyer në rajonin e Valencias në Spanjë, të mërkurën mbrëma.
Më shumë se 220 njerëz vdiqën në këtë zonë bregdetare lindore, dhe qyteti Paiporta u godit më rëndë me humbjen e 60 jetëve, pasi zona u përball me përmbytje të rënda dy javë më parë, raporton BBC.
Edhe pse shumica dërrmuese e shtëpive janë ende në këmbë, ka mungesë të energjisë elektrike, ujit të nxehtë apo të pijshëm në rrugët që u goditën më keq.
Në Paiporta, grumbuj veturash të dëmtuara janë krijuar në rrethrrotullime dhe në hapësira të tjera.
Vlerësohet se rreth 100,000 automjete janë shkatërruar gjatë përmbytjeve.
Kryebashkiaku u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë brenda, pasi popullata vendase pret që alarmi i fundit për përmbytjet të ulet./Koha.net