Borxhi që ia mori një personi, i doli “dardhë me bisht” një qytetari në fshatin Molliq të komunës së Gjakovës.
Për shkak se nuk arriti t’ia kthente borxhin, personi që ia kishte dhënë huan e sulmoi me thikë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin gjatë ditës së djeshme, ndërkaq i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari për veprën “Lëndim i lehtë trupor”, është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali