Këto pamje që po shihni janë në parkun e madh të qytetit të Gjakovës. Dëmtimi i ulsëve, mbeturinat e shumta nga qytetarët e papërgjegjshëm janë vetëm disa nga faktorët që i prishin imazhin e këtij vendi i cili frekuentohet çdo ditë nga vetë ata.
Hapësirat publike mirëmbahen nga taksat e vetë qytetarëve ndërkaq dëmtimi i tyre është i pakuptimtë, kështu është shprehur përmes telefonit zyrtari i drejtorisë së Shërbimeve Publike, Pjetër Frrokaj.
Ndërkaq qytetarët e tjerë prapa kamerës thanë që raste të tilla nuk duhet të ndodhin pasi që më shkatërrimin e këtyre hapësirave dëm i bëjmë vetëm vetes, duke mos pasur një vend ku do të mund të dilnim për argëtim.