E ndërtuar në vitin 1974, shkolla “Yll Morina”, ushtron veprimtarinë e saj në objektin në rrugën “Hysni Dobruna”. Me vendimin e Kuvendit të Komunës, ajo është themeluar me 25.4.1954, ndërsa veprimtarinë e saj e ka filluar me 1.9.1954. Para se të emërohej me emrin e dëshmorit Yll Morina, shkolla e quajtur “Mustafa Bakija”, ishte e ndarë në tri shkolla, e ky objekt ishte quajtur shkolla fillore “Mustafa Bakija”, nr.2. Që nga viti shkollor 2005-2006, ajo e mban emrin e dëshmorit “Yll Morina”.
Gjatë vizitës tonë, shijuam kabinetet e ndryshme, si ai i teknologjisë, i artit, sallën e bibliotekës e madje vizituam edhe mësimdhënës në orë mësimore për të parë më afër sesi zhvillohet procesi edukativo-arsimor, në shkollën “Yll Morina’’.