Shmangni plakjen duke ndjekur disa hapa të thjeshtë

Një studimi i ri i ndërmarrë në katër shtete nga Këshilli Evropian i Informacionit rreth ushqimit, ka zbuluar se dieta mesdhetare, e cila më herët është vërtetuar se ndihmon në uljen e kolesterolit dhe redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kancerin, mund të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme faktorët që kanë lidhje me procesin e plakjes.

Të ngopur nga studimet dhe dietat e shumta me synim rënien në peshë, sajti i ri Vox u konsultua me 60 studime të lidhura me humbjet në peshë dhe foli me 9 ekspertë duke konkluduar se ‘ajo çfarë hani dhe në ç’sasi ka impakt më të madh në fizikun tuaj se sa ushtrimet në palestër’.

Ushtrimi i vazhdueshëm ka një ndikim të madh dhe pozitiv në shëndet dhe mirëqenie, por shmangia e një petulle nga dieta ushqimore mund të jetë më efikase në humbjen e peshës se sa koha e kaluar në palestër.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla se si mund ta ndihmoni metabolizmin tuaj të “plaket” më vonë:

Konsumoni fruta

100 gramë është sasia e frutave të freskëta që një person duhet të konsumojë çdo ditë për të reduktuar rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemër, sipas një studimi 7-vjeçar të universitetit të Oksfordit, i realizuar tek 500 mijë të rritur në Kinë.

Provo pak çokollatë

Një studim nga Universiteti Kinsgston, në Britaninë e madhe ka konkluduar se konsumimi i çokollatës së zezë (jo të bardhë) për 14 ditë do t’ju japë një performancë të vërtetë atletike. Fruti i kakaos përmbajnë epicatechin, një flavonol që rrit oksid nitrik në trup, duke ndihmuar në hapjen e enëve të gjakut dhe duke lejuar një sasi më të madhe gjaku të arrijë tek muskujt./Telegrafi

Read Previous

Gjakovë, 31 raste pozitive me Covid-19

Read Next

Albin Tahiri fiton normën Olimpike edhe në disiplinën e sllallomit