Dega e shoqatës “Bereqeti” në Gjakovë ka vizituar shoqatën e Shurdh-Memecëve, ku njëherish i ka ndihmuar edhe me pako ushqimore e hixhenike. Me fytyra të buzëqeshura e më të lumtur me vizitën se sa me ndihmat ishin anëtarët e këtushëm. Kryetari i shoqatës së shurdh-memecëve falenderoi, “Bereqetin” për ndihmat.
Anëtarët e pranishëm u shprehën se kanë nevojë për përkrahje nga komuna e sidomos në këtë kohë pandemie. Problem shumë i madh për këtë kategori mbetet punësimi.
Abdrurrahman Bejtullahu nga “Bereqeti” tha se nuk ka qenë i informuar më herët për situatën në këtë shoqatë, por që tash e tutje do të vazhdojnë ta mbështesin në forma të ndryshme.
Kjo shoqat numëron rreth 40 anëtarë.