Shoqata e të verbërve e shënon ndryshe 8 Marsin në Gjakovë

8 Marsi simbolizon ditën e gruas dhe padyshim që kjo datë filloi ta ndryshoj çasjen e mendimit dhe veprimit ndaj femrës.Kjo ditë si në gjitha vendet e botes u shënua edhe në Kosovë e veçanërisht në komunen e Gjakovës me aktivitete të ndryshme. Në shoqatën e të verbërve pamë aftësitë dhe kreativitetin e grave që ishin me mungesë të të pamurit. Aktivitetet ishin: punimet e dorës, pastaj në sportin e shahut dhe dominos janë disa nga të arriturat e tyre.

Hylkije Muslija, anëtare e shoqatës të së verbërve në Gjakovë tha se punimet e dorës i janë bërë pjesë e përditshmërisë dhe me këtë mënyrë e mund stresin.

Ne u larguam duke i lënë me shpresën se do t’ju ofrohen kushte më të mira anëtarëve të kësaj shoqate.

Read Previous

“Gratë bëjnë histori çdo ditë”, vlerësohen 10 femrat më të suksesshme gjakovare

Read Next

Kryqi i Kuq mbledh gratë kryefamiljare për 8 mars