Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, sot është hedhur shorti për fazën e 1/16 të finales së Kupës së Kosovës në futboll. KF “Vëllaznimi” do të përballet me FC “Mitrovicën”, në një sfidë që pritet të jetë tejet interesante.
Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen më datat 4 dhe 5 dhjetor 2024, me oraret që do të konfirmohen në vijim. Kjo fazë e kompeticionit përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për skuadrat të avancojnë drejt objektivit madhor të triumfit në Kupën e Kosovës, një trofe që hap edhe dyert për pjesëmarrje në garat evropiane.
KF “Vëllaznimi”, i njohur për mbështetjen e zjarrtë të tifozëve të tij dhe historinë e pasur në futbollin kosovar, synon të vazhdojë rrugëtimin në këtë kompeticion prestigjioz. Tifozët kuqezi tashmë janë të mobilizuar për të mbështetur skuadrën në këtë përballje. /tvsyrivision/
Shorti i Kupës së Kosovës: KF “Vëllaznimi” përballet me FC “Mitrovicën”