Shumë biciklistë të rinjë janë bërë bashkë për të përshkruar rrugët që të dërgojnë tek shpella e Kusarit.
Ky ambient, i pa eksploruar mirë akoma, mirëpret njerëzit aventurierë e ata që duan të shuajnë kureshtjen.
Nëse zgjidhni që vikendet t’i kaloni në natyrë, shpella e Kusarit nuk është vendi i vetëm. Shtigjet e ecjes përgjatë kanionit të lumit Drin, mbesin destinacion që ia vlen të vizitohet. Sa më lartë që ngjitesh aq më tepër ke mundësi t’i shijosh bukuritë e Drinit. Pamje qe të marrin frymën bëjnë që ky vend të piketohet nga vendas e vizitorë.
Nëse me të vërtetë e doni natyrën ju do të gjeni të bukurën kudo.