Komuna e Gjakovës me datë 1 prill ka pranuar 1020 doza të vaksinave për covid 19. Afërdita Spahiu Shllaku, Drejtoreshë e shëndetësisë në Gjakovë thekson se procesi ka nisur fillimisht me vaksinimin e personelit shëndetësor.
Më pas është vazhduar me vaksinimin e personave mbi 85 vjeç.
Ndërsa sot ky process pritet të përmbyllet me vaksinimin e pacientëve të hemodializës, potencon Spahiu Shllaku.
Nga këtu u apelua që përkundër se ditëve të fundit në spitalin Isa Grezda ka numër më të ulët të të hospitalizuarëve, të vazhdohet respektimi i masave mbrojtëse ndaj Covid-19, në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithë qytetarëve.