Shqipëri: Skualifikohen 4 kandidatë nga gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Katër nga 15 kandidatët për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë skualifikuar.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë.

“Në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë nga 15 dhe procedura e përzgjedhjes vijon, komisioni do të vlerësojë kandidatin dhe më vonë do të vijojë intervistimi, brenda kësaj jave Ministri i Brendshëm do të propozojë kandidatin që do të jetë i duhuri për këtë pozicion”, deklaroi zyrtari shqiptar. /Albanianpost.com

Read Previous

Krizë për shkak të thatësirës: Ky shtet shpall gjendjen e jashtëzakonshme në 19 rajone

Read Next

​Tabela e Superligës së Kosovës në futboll pas gjashtë xhirove