Shqipëria e nis vitin 2025 me binjakë

Shqipëria e ka nisur vitin 2025 me binjakë. Ares dhe Rajd mbajnë emrin fëmijët e parë që kanë lindur në Shqipëri në vitin 2025.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë.

Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, me të trokitur ora 12:00”, ka shkruar Rama në Facebook. /GazetaSinjali/

news image

Read Previous

Pse ishte një strukturë betoni në fund të pistës që goditi aeroplani i Koresë së Jugut?

Read Next

Zjarri në Prizren: Një i lënduar rëndë e dëme në lokale, banesa dhe automjete