Shqiptohen 1200 gjoba për mos respektimin e masave anti-covid dhe 1700 tiketa të trafikut në Gjakovë

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 873 gjoba për shkelje të ligjit antiCovid-19. Po ashtu sipas raportit të fundit Policia ka shqiptuar 1300 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacionin rrugor. Në këtë 24 orësh kanë ndodhur 47 aksidente me dëme materiale dhe 27 me të lënduar. Kurse një aksident ka ndodhur me fatalitet.25 persona janë arrestuar ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Edhe në regjionin e Gjakovës strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë rajonin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë dy javëve të fundit, në regjinon e përgjegjësisë që ka stacioni policor i Gjakovës me Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 1200 qytetarë për shkeljen e ligjit anti-covid. Sipas komandantit të trafikut rajonal kapiten Albin Sahatqija policia e Kosovës ka shqiptuar rreth 1700 gjoba të trafikut për qytetarët që nuk kanë repsketuar rregullat e komunikacionit.Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, do të vazhdojë në realizimin e objektivave të saja bazuar në misionin dhe autorizimet për shërbim sa më cilësor ndaj qytetarëve dhe siguri të plotë

Read Previous

Bie numri i të hospitalizuarëve me Covid-19 në Gjakovë

Read Next

​Sot mot me diell