Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orëshin e fundit

Në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëshit të fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Nga një rast është raportuar në Fushë Kosovë, Graçanicë, Ferizaj, Deçan dhe Gjakovë ndërsa dy raste në Gjilan.

Lidhur me këto raste, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje tre persona.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Fushë Kosovë / 04.03.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Graçanicë / 04.03.2025 – 22:30. Dy viktima dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga djali, përkatësisht vëllai i tyre mashkull kosovar. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, përderisa rasti është duke u hetuar.

· Gjilan / 04.03.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe viktimën mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

· Gjilan / 04.03.2025 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij ka dëmtuar orenditë nëpër shtëpi dhe ka tentuar t’i sulmojë anëtarët e familjes. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

. Ferizaj / 03.03.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

. Deçan / 04.03.2025 – 10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj prindërve të saj. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në trajtim mjekësor në repartin psikiatrik në Spitalin e Pejës.

. Gjakovë / 04.03.2025 – 20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur vëllain e tij. I dyshuari pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./reporteri/

Read Previous

LeBron James i jashtëzakonshëm, arrin shifrën e 50,000 pikëve në NBA

Read Next

Dhunë në familje dhe incident zjarri, 24 orët e fundit në Rajonin e Gjakovës