Shtëpia e Egzon Amurllahut në fshatin Bec të komunës së Gjakovës, nuk mund të quhet shtëpi, kjo pasi themelet e saj sa shkojnë e dobësohen me reshjet e vazhdueshme të kohëve të fundit. Egzoni thotë se ka nevojë për strehim bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij.
Ai tregon se ka kërkuar ndihmë në komunën e Gjakovës por që akoma nuk i është ofruar zgjidhje.
Ne kontaktuam Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim ku drejtori Armend Behluli na njoftoi detajisht mbi tërë këtë situatë.
Ai na tha se për këtë shtëpi veçse janë ndarë mjetet dhe shumë shpejt do të sigurohet materiali ndërtimor.
Nga këtu na njoftuan se komuna do të paguajë edhe qiranë e kësaj familjeje deri sa të përfundojnë ndërtimet.