Shtrenjtimi i rrymës, ja çka thotë Murati

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka komentuar shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind në Kosovë nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Hekuran Murati tha se nuk kanë kontroll mbi çmimet e importit të energjisë elektrike. Kështu u përgjigj ai derisa u pyet sa i përket shtrenjtimit të rrymes prej 16.1 për qind.

“Sa na përket neve, ne ajo çfarë kemi mundur të bëjmë është çmimi i energjisë elektrike që KEK-u sa e shet, vazhdon të jetë 30 euro për megavat orë. Çka ka ndikuar në rritjen e tarifave mund të jenë dy çështje… Ne si qeveri kontroll mbi çmimet e importit nuk kemi, ashtu siç nuk kemi edhe në çmimet e naftës”, deklaroi ai, raporton KP.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të mërkurën ka aprovuar tarifat e reja për shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind. Me pesë vota për dhe asnjë kundër Bordi i ZRRE-së miratoi tarifat e reja për konsumatorët.

Në mbledhjen e radhës, ZRRE bëri të ditur se konsumatorët do të furnizohen energji elektrike me  tarifat e reja që nga data 1 maj i këtij viti deri më 31 mars të vitit 2026.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu tha se konsumatorët shtëpiakë ose familjarë dhe bizneset e vogla me qarkullim më pak se 10 milionë euro dhe më pak se 50 punëtorë, janë dy kategoritë që do të furnizohen me tarifat e reja prej 16.1 për qind që nga 1 maji i këtij viti./Klankosova.tv

Read Previous

Dështimi i seancës konstituive, Murati: Jemi në territor të pa shkelur

Read Next

Kosova dhe SHBA vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri