Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA

Qeveria e Kosovës në mbledhje ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Ky projektligj do të mundëson shtyrjen e afatit për projektet e parealizuara.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka theksuar se afati do të shtyhet deri në vitin 2026.

“Qëllimi i këtij amendamenti është shtyrja e afatit për dy vite për zbatimin e marrëveshjes në mënyrë të sigurohemi për zbatim të suksesshëm i atyre projekteve që janë duke hasur ne vonesa gjatë implementimit. Sipas njoftimi nga Zyra e BE, kjo është e nevojshme me qëllim të realizmit të suksesshëm të një projekti për ndërtimin e çerdheve si dhe për projekt restaurimin e rrugëve ‘Marlin Barleti’ dhe kinemanë ‘Lumbardhi’ në Prizren”, ka theksuar Bislimi. /RTKlive/

Read Previous

Oaktree pritet të marrë sot pronësinë e Interit nga Suning

Read Next

Shuhet ndërmarrja publike NKEC