Edhe pse ishte deklaruar që shtyllat elektrike të mbetura në mes të rrugës “Bardhyl Çaushi” do të largohen nga KEDS, diçka e tillë nuk është përfunduar ende. Ato po vazhdojnë të qëndrojnë aty, duke krijuar edhe probleme në qarkullim. Në një përgjigje me shkrim nga KEDS thonë se komuna e Gjakovës ka pranuar një shkresë për zgjidhje teknike të kësaj situate.
Shtyllat elektrike që tre muaj në mes të rrugës