Shumë çështje në të mirë të komunitetit u ngritën në Asamble

Është mbajtur sot mbledhja e pestë e rregullt e asamblesë komunale. Në këtë mbledhje u diskutuan dhe u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës. Pika e parë ishte shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me pikën e dytë, pyetje drejtuar ekzekutivit ku anëtarët e kuvendit në fokus e patën gjendjen e krijuar në qytet për shkak të djegjes së mbeturinave në qendrën transfer. Shqipe Fejza nga radhët e VV-së shprehu shqetësim për bordet dhe postet në ndërmarrje publike të cilat janë të ndikuara politikisht.

Kryetari i komunës Ardian Gjini tha se nuk ka raste të tilla, në çdo ndërmarrje rrespektohen kriteret e parapara me ligj.

Një tjetër temë e cila shkaktoi diskutim ishte edhe mbyllja e shisha bareve.

Propozim vendimi për miratimin e nismës për bashkëpunimin komunal ndërkombëtar me bashkinë e Shkodrës u votua unanimisht. Poashtu u shqyrtua edhe propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale tregu në Orize me q’rast u formua edhe komisioni vlerësues për dhënien në shfrytëzim të kësaj prone. Gjithashtu u themelua edhe komisioni për zgjedhjen e këshillave lokale e në komunën tonë. Durim Halilaj drejtor i finacave dha informatë mbi qarkorën e parë nga ministria e financave. Në fund Haxh Sejdiu drejtori për mbrojtje dhe shpëtim dha një raport të detajuar për punën dhe sfidat e kësaj drejtorie.

Read Previous

Stacioni për riparimin e biçikletave nga “BONEVET” Gjakova vendoset në parkun e qytetit

Read Next

Vazhdon djegia e mbeturinave në Lagjen “Ali Ibra”