Dita e Shën Valentinit është traditë mjaftë e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.
Nga 13 shkurti deri në 15 shkurt, romakët festonin festën e Lupercalias. Burrat flijonin një dhi dhe një qen, më pas i rrihnin gratë me lëkurën e kafshëve që sapo kishin therur, transmeton Syri.tv
Romantikët romakë ishin “të dehur. Ata ishin lakuriq”, thotë Noel Lenski, historian në Universitetin e Colorados në Boulder.
Gratë e reja në fakt viheshin në rresht që burrat t’i godisnin, thotë Lenski. Ato besonin se kjo gjë do i bënte më pjellore.
Atë kohë, Romakët ekzekutuan dy burra me të njëjtin emër (Valentin), në datën 14 shkurt, në vite të ndryshëm gjatë shekullit të tretë, transmeton Syri.tv
Kremtimi brutal përfshinte një llotari mblesërie, në të cilën të rinjtë tërhiqnin emrat e grave nga një kavanoz. Çifti më pas do të shoqërohej përgjatë gjithë kohëzgjatjes së festivalit – apo më gjatë, nëse ishin të duhurit për njëri-tjetrin.
Me kalimin e viteve, festa sa erdhi e u bë më e ëmbël.
Chauceri dhe Shekspiri e romantizuan në veprën e tyre, dhe ajo fitoi popullaritet në të gjithë Britaninë, si dhe pjesën tjetër të Europës. Kartolinat e bëra me dorë u shndërruan në “tokens-du-jour” në Mesjetë.
Me kalimin e kohës, tradita mbërriti edhe në Botën e Re. Revolucioni Industrial solli kartolinat e prodhuara në shtypshkronja e fabrika, në shekullin XIX.
Dhe në vitin 1913, Hallmark Cards i Kansas City, nisi prodhimin masiv të letrave të Shën Valentinit. Që atëherë, shkurti nuk ka qenë më i njëjti, transmeton Syri.tv
Dhe kështu festimi i ditës së Shën Valentinit vazhdon, në mënyra të ndryshme. Shumëkush do të boshatisë llogarinë bankare, me qëllim të blejë lule dhe bizhuteri për të dashurën. Të tjerë do të festojnë duke darkuar të vetëm dhe duke shijuar çokollata njëra pas tjetrës. Të tjerë mund të preferojnë ta festojnë ashtu si bënin romakët. Por, le të mos shkojmë atje… /transmeton Syri.tv