Si trajtohen viktimat e dhunës në familje?

Ku mund  të drejtohen viktimat e dhunës në familje ?

Për të kuptuar se si ka variuar numri i rasteve të viktimave të dhunës  për vitin 2019/2020 TV Syri u drejtua për në stacionin policor në Gjakovë. Nga aty mësuam se përgjatë vitit 2019 kanë qenë të raportura 128 raste të dhunës në familje. Ndërsa në vitin 2020 numri i raportimeve ka arritur në 144. Në stacionin e policisëndodhet dhe një dhomë, e cila është pikërisht për këtë qëllim, t’ju mundësojë viktimave të dhunës rrëfimin e përjetimeve të tyre.

Kapitene Mërgime Dobra, Shefe e sektorit të operativës ka shpjeguar mënyrën se si ju qasen rasteve të tilla: “Ne si polici e Kosovës, kur pranojmë denoncime të tilla, menjëherë dërgojmë njësitin e policisë që gjendet më afër lokacionit dhe ata ndërhyjnë varësisht nga rasti….”

Në gatishmëri për të dhënë ndihma juridike në baza ligjore për të drejtat e gjithësecilit, janë edhe mbrojtësit e viktimave të dhunës në regjionin e Gjakovës.

Agim Pula, Mbrojtës i viktimave në regjionin e Gjakovës: “Ne kontaktojmë me viktimën, mundohemi që ta fitojnë besueshmërinë tek ne.e njohim me drejtat ligjore që atyre u takojnë…”

Një rol kyq në mbështetjen e viktimave luan edhe qendra për punë sociale. Elvane Shehu, zyrtare e shërbimeve sociale ka thënë se parimi ynë i parë dhe më i rëndësishëm është mbrojtja e fëmijëve dhe mirëqenja e tyre.

Janë këta disa nga akterët të cilat ne vazhdimësi janë në krye të detyrës për të minimizuar rastet e dhunës në familje dhe për të ndihmuar me aq sa kanë mundësi ata që kanë nevojë.

Read Previous

Komiteti për Politikë dhe Financa mbanë mbledhjen e parë për këtë vit

Read Next

A po boshatisen lokalet në Gjakovë në ora 22:00?