Sindikata e punëtorëve të KEK-ut paralajmëron protesta

Nënkryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka paralajmëruar protesta të punëtorëve të kësaj sindikate, pasi në vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarje të shtesave për disa kategori, nuk u përfshin punëtorët e KEK-ut.

Përmes një shkrimi në Facebook, Llumnica ka akuzuar edhe bordin dhe menaxhmentin e KEK-ut, që sipas tij, nuk po dëgjojnë fare zërin e punëtorëve.

“Me vjen mirë që marrin paga shtesë çdo punëtorë në Kosovë. Veçse mos harroni se punëtorët e KEK-ut janë ma të rrezikuarit në vend! Përkundër faktit se sfidat dhe rreziku është i madh, KEK-u ka arritur të thyejë rekord të ri falë angazhimit të punëtorëve. Sikur bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut nuk po dëgjojnë fare zërin e punëtorëve të saj, sepse janë egoist kanë paga të mëdha deri në 3500€, e nuk merzitën për punëtorët!Se shpejti edhe ne do vim në Prishtinë për ta prishur rehatin e juaj” ka shkuar ndër të tjera Llumnica./Gazeta Sinjali

Read Previous

Rritje në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz e ujë, rënie në industrinë përpunuese

Read Next

Sylejman Kllokoqi rrëfen rrugëtimin e tij në artin e fotografisë dhe kamerës