Pasojat e pushtimit rus në Ukrainë po ndihen gjithnjë e më tepër, ku deri më tani raportohen të prekur prej tyre rreth 1.6 miliardë njerëz. Sipas sekretari të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ” ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe sa vjen e shtohet.”
“Për njerëzit në mbarë botën, lufta kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke lënë kaos social dhe ekonomik në vazhdën e saj.”- vazhdoi ai. Kreu i OKB-së tha se e vetmja mënyrë për të reduktuar pasojat është ndalimi i pushtimit rus.
Burimi: CNN, BBC