Sipas studimeve nuk ka rrezik nga vaksina për gratë shtatëzëna

Rritja e numrit të të infektuarve me virusin Covid-19, po paraqet shqetësim jo vetëm tek qytetarët por edhe tek profesionistët shëndetësorë. Alternativa e vetme mbetet vaksinimi për të gjitha kategoritë. Ndonëse po përballemi me një virus të ri, studimet e shumta cdo ditë e më tepër tregojë se vetëm imunizimi është zgjidhja për të mposhtur këtë virus. Edhe gratë shtatzëna kanë filluar të vaksinohen, në qendrën e vaksinimit në shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ndonëse numri është i vogël. Këtë e konfirmon edhe Makfirete Berisha, kryeinfermiere në qendrën e vaksinimit.

Vaksinimi është zgjedhje individuale e secilit, megjithatë, gjinekologia Violeta Binishi thotë se studimet e fundit tregojnë që nuk ka komplikime tek gratë shtatëzëna dhe gjidhënëse pas procesit të vaksinimit.

Binishi shton se efektet e vaksinimit janë më tepër pozitive sesa negative, gjithnjë duke iu referuar studimeve që po realizohen në vazhdimësi, pasiqë akoma po përballemi me të panjohurën.

Të gjitha shtatëzënat përveç mbajtjes së distancës dhe masave tjera, e vetmja masë parandaluese në përhapjen e kësaj sëmundjeje është vaksinimi, e një gjë të tillë e rekomandon edhe organizata botërore e shëndetësisë. (OBSH).

Read Previous

Gazeta zvicerane shkruan se si ia pa sherrin Kosovës për rritjen e rasteve me COVID-19

Read Next

Abdyl Frashëri, ideologu e atdhetari i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare