Situata me COVID-19/ Fillon mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Pas vdekjes së 36 qytetarëve të Kosovës nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka thirrur urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, kjo mbledhja ka nisur në orën 17:00.

Paraprakisht, ZKM njoftoi se Kurti e ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.

Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media./GazetaSinjali

Read Previous

OAK: Vendimet e shpejta duhet të përcillen me përkrahje urgjente nga ana e Qeverisë

Read Next

I riu nga Gjakova që vdiq nga COVID-19