Skena e pallatit të kulturës kumboi mbrëmë nga artistët shqiptarë

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë, ka mbajtur mbrëmë koncert në Gjakovë. Muzika popullore shqipe mblodhi shumë qytetarë të Gjakovës, të cilët patën mundësinë të ndjekin nga afër performancat e shkëlqyera të artistëve shqipëtarë. Të pranishëm në këtë ngjarje kulturore ishin edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, të cilët u shprehën tejet të kënaqur për këtë bashkëpunim artistik

Ndërsa drejtori artistik i Ansamblit të këngëve dhe valleve të Shqipërisë, Sokol Marsi, u shpreh falenderues për mikëpritjen dhe emocionet e ofruara nga ana e adhuruesve të muzikës qytetare popullore.

Edhe artistët pjesëmarrës të cilët morrën duartrokitje pafund për performancat e ofruara e çmuan lartë pjesëmarrjen e artdashësve.

Ky koncert u mbajt në kuadër të turneut që ky Ansambël po mban në disa qytete të Kosovës dhe në Maqedoninë e Veriut

Read Previous

Kujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Skivjan

Read Next

Presidenti Krasniqi priti delegacionin e boksit, pas suksesit në Kampionatin Evropian të të Rinjve