Skuadra italiane synon transferimin e Arbër Hoxhës në merkaton e janarit

Me hapjen e merkatos së janarit ekipet italiane përfshirë Leccen kanë nisur punën për t’u përforcuar për pjesën e dytë të sezonit.

Gazetari italian, Gianluca di Marzio, raporton se drejtori i Lecces Pantaleo Corvino është duke e vëzhguar nga afër sulmuesin shqiptar, Arbër Hoxha, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Dinamon e Zagrebit.

Pas dëmtimit të Lameck Banda, shqiptari po vlerësohet si alternativa më e mirë për t’i besuar krahun e majtë të sulmit të Lecce-es.

Kujtojmë se Hoxha u transferua tek Dinamo Zagreb në janar të vitit 2024 për 1 milionë euro.

Hoxha doli nga moshat e ekipit të Prishtinës dhe pas aventurës së tij më disa ekipe të ligës kosovare, depërtoi  në skenën e futbollit evropian duke luajtur për Slaven Blupo, Lokomotivën e Zagrebit dhe së fundmi me gjigandin kroat të Dinamos së Zagrebit.

Shifra e përfolur që Lecce mendohet se do paguajë për të siguruar firmën e Hoxhës është 1.5 milionë euro. Megjithatë nuk dihet akoma nëse ekipi kroat do jetë i gatshëm ta lejojë sulmuesin shqiptar të largohet në merkaton e janarit. /Top Channel/

Read Previous

Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka

Read Next

Nis aplikimi i tarifës së rrugës në autostradën Thumanë-Kashar