Club Brugge mund të përballet me një detyrë të vështirë për të mbajtur mesfushorin Ardon Jashari këtë verë.
22-vjeçari është një nga lojtarët më të ndritur në skuadrën belge që arriti në fazën e 1/8-tës të Ligës së Kampionëve.
Kështu, paraqitjet e tij të mira me Club Brugge, por edhe me kombëtaren e Zvicrës kanë bërë që Jashari të bie në sy të skuadrave evropiane.
Sipas mediumit “Sky Sports”, mesfushori me prejardhje shqiptar i Club Brugge, mund të kalojë në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.
Së paku tre klube të kampionatit elitar anglez janë duke e monitoruar situatën, ku për Jasharin janë të interesuar edhe më shumë klube nëpër Evropë.
Javët e fundit, Jashari ishte i lidhur me Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Juventus, ndërsa çmimi i tij në treg vlerësohet të jetë 25 milionë euro./Indeksonline