Solskjaer tregon se deri në çfarë moshe Ronaldo do të luaj futboll

Soccer Football – Premier League – Manchester United v Newcastle United – Old Trafford, Manchester, Britain – September 11, 2021 Manchester United’s Cristiano Ronaldo and manager Ole Gunnar Solskjaer celebrate after the match REUTERS/Phil Noble

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Manchester United dhe është ndër lojtarët më të ndjekur për momentin.

Portugezi vendosi të largohet nga Juventusi dhe t’i bashkohet Manchester Unitedit, ku ka treguar formë shumë të lartë në ndeshjet e para.

36-vjeçari e ka nisur për mrekulli aventurën e dytë te United, ku ka shënuar katër gola në po aq ndeshje.

Duke parë formën fantastike që po kalon portugezi, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka treguar se deri në cilën moshë do të luaj Ronaldo.

“Cristiano Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare. Mënyra se si kujdeset për veten është çelësi i gjithçkaje. Ka harxhuar të gjitha energjitë e tij për t’u bërë futbollisti që është”.

“Mentaliteti i tij është akoma ai i fituesit dhe do të vazhdojë të dëshirojë që të jetë gjithmonë i pari”, tha Solskjaer.

Krejt në fund tekniku norvegjez deklaroi se është i bindur që Cristiano do të vazhdoj në këto nivele të luaj, derisa këmbët apo mendja do t’i thonë që mbaroi.

“Jam i bindur se do të vazhdojë të luajë, derisa këmbët apo mendja do t’i thonë që mbaroi, kanë dhënë gjithçka”, u shpreh Solskjaer. /Telegrafi/

Read Previous

Mbetet i lartë numri i bizneseve të pafiskalizuara në Kosovë

Read Next

Mikro vetura e re elektrike do të kushtojë 12.500 euro